Site icon Telegrafi

Ibrahimovic më i miri në Francë

Kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi i kampionatit francez, Zlatan Ibrahimovic është shpallur golashënuesi më i mirë i këtij sezoni duke shënuar 14 herë më shumë se i dyti në lisë, Alexandre Lacazette.

Gjatë këtij sezoni sulmuesi suedez ka shënuar plot 35 gola duke ndihmuar Paris Saint-Germain të fitojë titullin kampion në Francë, raporton ‘Mirror’.

34-vjeçari i cili në fund të sezonit do të largohet nga Franca ka dhënë 13 asistime në 29 paraqitjet e tij.

Ibrahimovic ende nuk ka zyrtarizuar klubin për të cilin do luajë sezonin e ardhshëm.

Exit mobile version