Site icon Telegrafi

Ibrahimovic i lumtur me komplimentet e Keanet

Sulmuesi suedez i ka pritur shumë mirë komplimentet e legjendës së Manchester Unitedit, Roy Keane.

Zlatan Ibrahimovic iu është përgjigjur komenteve të bëra nga Roy Keane, i cili ka thënë se ai mund të ketë të njëjtin efekt në Manchester United ashtu sikurse legjenda Eric Cantona.

“Unë e marrë atë si një kompliment, sepse në qoftë se një lojtar si Roy Keane thotë ashtu, ai e di se çfarë është duke folur pasi ka qenë në lojë me të”, ka thënë shtatlarti suedez.

“Për mua, me Manchester United, nuk kam asgjë për të thënë. Ndihem i lumtur për momentin. Çfarë do të jetë e ardhmja ime, ju do të dini së shpejti. Por, mua më gëzon futbolli. Kudo që shkoj unë do të jem i njëjti person dhe unë do të gëzohem”, përfundoi sulmuesi i PSG, i cili është shumë i lidhur me gjigantin angleze. /Telegrafi/

Exit mobile version