Telegrafi

Ibrahimovic lojtar i muajit te United

Zlatan Ibrahimovic ka shkëlqyer gjatë muajit dhjetor me ‘Djajtë e Kuq’.

Manchester United ka përzgjedhur suedezin si futbollistin më të mirë të muajit të shkuar, ku Ibra ka realizuar në total tetë gola.

Ibrahimovic e ka nisur muajin dhjetor me golin ndaj Evertonit në barazimin 1:1 të United, duke vazhduar me një gol tjetër në ndeshjen e Ligës së Evropës përballë Zorya 2:0.

Pasi që ka dështuar të shënojë në fitoren 1:0 ndaj Tottenhamit, 35-vjeçari ka realizuar në tri nga katër ndeshje, përfshirë dy gola ndaj West Bromit.

Ibra që këtë verë është transferuar te United pas largimit nga Paris Saint-Germain numëron gjithsejtë 18 gola me ‘Djajtë e Kuq’.