Site icon Telegrafi

Ibrahimovic, kështu e shau gjyqtarin serb!

Zlatan Ibrahimovic ka sharë gjyqtarin serb Milorad Mazic.

Suedia dhe Republika e Irlandës kanë barazuar me rezultat 1:1, ku gjatë takimit ka pasur raste që sulmuesi suedez ka shprehur haptazi pakënaqësinë me mënyrën e ndarjes së gjykimit nga ana e serbit.

I tillë ishte një vendim pas një ore loje, i cili ka bërë që sulmuesi 34-vjeçar, sipas medieve serbe, t’ia thotë disa fjalë mjaft të rënda Mazicit.

“Humb, shko në r.s.”, ishin fjalët që i kishte drejtuar Ibra, gjyqtarit Mazic. /Telegrafi/

Exit mobile version