Telegrafi

Ibrahimovic kalon Unitedit në epërsi (Video)

Manchester Unitedi kanë kaluar në epërsi ndaj WBA-së në udhëtim.

Ka ardhur goli i parë në takimin e fundit të ditës së shtunë në Ligën Premier.

Është sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic, i cili ka kaluar ‘Djajtë e Kuq’ në epërsi me anë të një goli të bukur me kokë.

Goli i Ibrahimovicit erdhi në minutën e pestë pas asistimit të saktë të Jese Lingard. /Telegrafi/