Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj Zoryas.
Djelmoshat e trajnerit Jose Mourinho kanë gjetur rrugën e golit në takimin e vlefshëm për grupet e Ligës së Evropës ndaj Zoryas.
Ishte sulmuesi kryesor i ‘Djajve të Kuq’, Zlatan Ibrahimovic, i cili ka shënuar golin e epërsisë me kokë.
Goli erdhi në minutën e 69-të, pas një goditje të gabuar të Wayne Rooneyt, që shërbeu si asistim për suedezin. /Telegrafi/
Zlatan Ibrahimovic Goal – Manchester United1-0Zorya 29.09.2016 – https://t.co/UzETP1EufY с помощью @DailymotionUSA
— Football Live (@Football__live_) September 29, 2016