Telegrafi

Ibrahimovic: Jam sikurse vera, sa më i vjetër aq më i mirë

Zlatan Ibrahimovic po përjeton formë superiore edhe tek Manchester United.

Sulmuesi suedez nuk i ka problem 35 vitet mbi supe, pasi në mendje ndihet si 20 vjeç dhe mendon sipas tij, ai është sikurse puna e verës – sa më i vjetër aq më i mirë.

“Sa më i vjetër që bëhem, aq më i mirë bëhem, sikurse vera. E doni verën e kuqe? Unë jam shembull perfekt i saj”, ka thënë Ibrahimovic për mediat angleze.

“Po ndihem i lumtur, po ndihem mirë. Edhe pse jam 35-vjeç, në mendjen time jam 20. Mendoj se mund të luaj deri 50-vjeç”, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, ‘Ibracadabra’ ka shënuar 16 gola në 25 ndeshje në të gjitha garat për Unitedin. /Telegrafi/