Zlatan Ibrahimovic përsëri është kritikuar për stilin e tij të lojës.
Sulmuesi i Manchestet United është kritikuar nga mbrojtësi i Watfordit, Miguel Britos, i cili e ka quajtur arrogant gjatë lojës, por edhe fenomen.
“Zlatan është pak arrogant dhe zemërohet lehtë”, deklaroi Miguel Britos.
“Ai nuk dëshiron të preket. Përtej kësaj, ai është një fenomen”, përfundoi mbrojtësi i Watford.
Ndryshe, dyshja njihen edhe më parë gjatë kohës kur të dy kanë luajtur në kampionatin italian, Serie A. /Telegrafi/