Telegrafi

Ibrahimovic drejt LA Galaxy?

Zlatan Ibrahimovic duket se nuk do të vazhdojë kontratën edhe për një vjet tjetër në Manchester United.

Mediat angleze shkruajnë së sulmuesi suedez kërkohet nga klubi amerikan, LA Galaxy.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga transferimet e lojtarëve

Ibrahimovic, i cili në fund të karrierës së tij, edhe verën që lamë pas, ishte i lidhur me transferimin në Amerikë, por ish-ylli i PSG-së vendosi që t’i bashkohet skuadrës së Jose Mourinhos.

Megjithatë, suedezi duket se verën që vjen do të “fluturojë” drejt Amerikës, dhe destinacioni i tij i ardhshëm pritet të jetë klubi amerikan, LA Galaxy, klub në të cilin më parë ka luajtur David Beckham.