Site icon Telegrafi

Ibrahimovic: Dëshironim fitoren, por ishte një ‘luftë’ e vështirë

Zlatan Ibrahimovic ka folur pas derbit të Ligës Premier ndaj Liverpoolit.

Sulmuesi suedez ishte heroi i Manchester Unitedit në ndeshjen ndaj ‘Reds’, pasi arrit të shënoj golin e barazimit në minutën e 84-të të ndeshjes, në një ndeshje që suedezi e quajti si një ‘luftë’ e vështirë.

“Ne morëm një pikë, por nuk ishim në krye të lojës sonë”, ka thënë fillimisht Ibrahimovic pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Kopja e Ibras lajm në mediat angleze, shqiptari e priti suedezin jashtë hotelit para derbit ndaj Liverpoolit (Foto)

“Ajo ishte një luftë e vështirë, ndeshje e vështirë. Ne e ndoqëm atë”, përcjell Telegrafi.

“Ne donim të fitonim, çdo lojë ne duam ta fitojmë dhe ta mbyllim hendekun edhe më shumë. Ne nuk e kemi humbur për 15 ose 16 ndeshje”, përfundoi sulmuesi suedez. /Telegrafi/

Exit mobile version