Sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic nuk e përjashtoi mundësinë e kthimit në ekipin kombëtar të Suedisë në Kupën e Botës në Rusi.
Futbollisti shtatgjatë i ka thënë lamtumirë ekipit kombëtar pas Euro 2016, ku nuk ka luajtur në asnjë ndeshje kualifikuese për botërorin e 2018-tës.
Megjithatë, ai shpreson që do të ftohet nga kombëtarja nëse arrin të jetë qind për qind i gatshëm pas një lëndimi të marr muaj më parë.
“Kjo është një pyetje e vështirë. Dua të rikthehem dhe të shfaq ndeshje të mira në mënyrë që të marr një ftesë. Unë nuk dua të shkojë në Rusi vetëm për shkak të emrit. Së pari, duhet të luajë, ne nuk mund të flasim për ekipin kombëtar duke mos luajtur. Por, unë ndihem i gjallë për shkak të shkrimeve të tilla, kjo është e mirë”, përfundoi Ibrahimovic.
Trajneri suedez, Jane Anderson, i cili mori drejtimin e kombëtares pas Euro 2016 u zemërua me gazetarët pasi i bën pyetje, kryesisht me rikthimin e mundshëm të Ibrahimovicit në kombëtare për turneun në Rusi.
“Lojtari ka ndaluar së luajturi për Suedinë një vit e gjysmë më parë, dhe ne ende flasim për të. Ne duhet të flasim për lojtarët e mëdhenj që kemi në këtë skuadër, kemi shumë heronj”, tha Anderson.
Ndryshe, 36-vjeçari deri më tani ka luajtur 116 për suedezët dhe ka shënuar 82 gola. /Telegrafi/