Telegrafi

Ibrahimovic i acaruar me trajnerin e Suedisë: Lojtarët me origjinë tjetër duhet të ftohen në kombëtare

Zlatan Ibrahimovic është shprehur i acaruar me vendimet e trajnerit të kombëtares së Suedisë, Jan Anderson.

Sulmuesi suedez ka thënë që kombëtarja e tij duhet të ftojë më shumë lojtarë të huaj, pasi aty jetojnë rreth 20 %.

“Lojtarët që janë me origjinë nga shtetet e tjera nuk ftohen te Suedia. Më thoni sa lojtarë që nuk kanë prejardhje nga Suedia janë ftuar? Asnjë”, ka thënë Ibra.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja e Suedisë

“Kjo duhet të ndryshojë, sepse në Suedi jetojnë rreth 20% të njerëzve që kanë origjinë nga vendet tjera të Evropës”, ka shtuar më tej sulmuesi i La Galaxy.

Ibrahimovic ka regjistruar më së shumti paraqitje në fanellën e Suedisë. Në 116 ndeshje ai ka shënuar plot 62 gola. /Telegrafi/