Zlatan Ibrahimovic është shprehur i acaruar me vendimet e trajnerit të kombëtares së Suedisë, Jan Anderson.
Sulmuesi suedez ka thënë që kombëtarja e tij duhet të ftojë më shumë lojtarë të huaj, pasi aty jetojnë rreth 20 %.
“Lojtarët që janë me origjinë nga shtetet e tjera nuk ftohen te Suedia. Më thoni sa lojtarë që nuk kanë prejardhje nga Suedia janë ftuar? Asnjë”, ka thënë Ibra.
“Kjo duhet të ndryshojë, sepse në Suedi jetojnë rreth 20% të njerëzve që kanë origjinë nga vendet tjera të Evropës”, ka shtuar më tej sulmuesi i La Galaxy.
Ibrahimovic ka regjistruar më së shumti paraqitje në fanellën e Suedisë. Në 116 ndeshje ai ka shënuar plot 62 gola. /Telegrafi/