Skuadra shqiptare Shkëndija e Tetovës ka marrë një fitore të madhe në udhëtim tek Kalju.
Tetovarët ishin mysafirë tek skuadra estoneze Kalju dhe morën fitore minimale me rezultat 0-1.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultat të barabartë 0-0 me Shkëndijën e Tetovës që kishte më shumë nga loja.
Dominimi i skuadrës shqiptare vazhdoi edhe në pjesën e dytë, derisa golin e gjetën 10 minuta para fundit të ndeshjes.
Ishte sulmuesi Agim Ibrahimi që një penallti e shëndrroi në gol për t’i dhuruar fitoren e madhe Shkëndijës.
Kësisoj skuadra shqiptare ka marrë një rezultat mjaftë të mirë në ndeshjen e parë ndaj Kaljus.
Ndeshja kthyese mes Shkëndijës dhe Kaljus zhvillohet një javë më vonë në Shkup, derisa klubi tetovar është me një këmbë në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/