Site icon Telegrafi

Ibrahimi mohon kalimin te Prishtina

Klubi i Prishtinës njoftoi rreth orës 12:30 të mbrëmjes se Labinot Ibrahimi dhe Mentor Mazrekaj do të jenë sërish pjesë e bardhekaltërve.

Kjo lëvizje ka ardhur pas bisedimeve mes klubit të Partizanit dhe skuadrës kosovare.

Por, ajo që çudit është fakti se Labinot Ibrahimi e ka mohuar kalimin te Prishtina, sikurse raporton “Sport Ekspres”, e cila ka kontaktuar me lojtarin.

Një situatë e çuditshme që mbetet për t’u sqaruar. Te Partizani ende nuk ka asnjë njoftim në lidhje me të ardhmen e këtyre dy futbollistëve, por nuk habit askënd, pasi në klubin e kuq prej kohësh ka pllakosur heshtja.

Exit mobile version