Zlatan Ibrahimovici beson se Manchester Unitedi nuk është skuadër e fortë sa Paris Saint-Germaini, por thotë se dëshira për t’u ribashkuar me Jose Mourinhon ndikoi në vendimin e tij për të shkuar në Old Trafford.
Sulmuesi suedez kaloi te klubi anglez si lojtar i lirë, pas katër sezoneve të suksesshme në kryeqytetin francez, ku edhe u bë golashënuesi më i mirë në histori të klubit.
Djajtë e Kuq nuk e kanë fituar Ligën Premier që nga pensionimi i Sir Alex Ferguson në sezonin 2012/2013, ndërsa edhe në këtë edicion nuk është në pozitë të mirë për titull.
“Prania e Mourinhos ishte shumë vendimtare. Skuadra që nënshkrova këtë verë nuk është e fortë sa ajo që e lash, por kur Mourinho më telefoni, vendimi ishte i lehtë”.
“Kur ai telefonon, unë nuk e kam të vështirë që të shkoj, e gjitha që duhej të vendosja ishte se kur do të prezantohesha si lojtar i Unitedit. Të tjerat, marrëveshja financiare, nuk ishte pjesë e rëndësishme”, është shprehur Ibrahimovic për Aftonbladet. /Telegrafi/