Telegrafi

Ibra: Unitedi do bënte mirë edhe pa mua

Zlatan Ibrahimovic ka treguar se ka ende për të dhenë.

Suedezi ka shënuar katër gola me Manchester Unitedin në Ligën Premier, por ish-ylli i PSG-së beson se Djajtë e Kuq do bënin mirë edhe pa atë.

“Jam i lumtur që prania ime jep një efekt, por në qoftë se nuk do të isha këtu, besoj se ekipi do bënte prapë mirë”, ka thënë Ibra, duke aluduar se Man Utd ka një grup cilësor këtë sezon.

Vlen të theksohet se Unitedi në katër javët e para ka mbledhur nëntë pikë dhe renditet në vendin e tretë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=eSlF98fk2FA