Zlatan Ibrahimovic i është përgjigjur Kullës Eiffel për kërkesën e tij që ta zëvendësojë atë me një statujë të sulmuesit të PSG-së.
Ditë më parë suedezi ka thënë se do të qëndronte te klubi francez vetëm nëse në vend të Kullës Eiffel vendoset një statujë gjigante e tij.
Kjo ka shtyrë drejtuesit e monumentit të famshëm francez të reagojnë ndaj deklaratave të Ibrahimovicit, duke thënë se u ka pëlqyer humori i Ibrës, por preferojnë të shohin pamjen mahnitëse të Parisit që mund të shihet nga Kulla.
Ibra tani u është kundërpërgjigjur, duke shkruar se e dashuron monumentin dhe vetë qytetin francez.
“Faleminderit për përgjigje dhe unë pajtohem me ju – Parisi duket i bukur nga atje – dhe ju dua”, ka shkruar Ibra në Twitter.