Telegrafi

Ibra: Tregoni Mourinhos se po vij (Video)

Zlatan Ibrahimovic po vazhdon me ritme të shpejta shërimin prej një lëndimi të marrë sezonin e kaluar.

Sulmuesi nuk ka qëndruar asnjëherë kaq gjatë jashtë fushave të blerta, por rikthimi i tij duket çështje ditësh.

Në një video të publikuar në llogarinë personale në Instagram, Ibra shfaqet duke punuar në pistën e vrapimit, ndërsa ka edhe një mesazh për trajnerin e skuadrës së Manchester Unitedit, Jose Mourinho.

“I thuaj Joses se unë po vij”, ka shkruar Ibra krahas videos në Instagram, sinjal i qartë ky për trajnerin portugez të United.

Ndryshe, United aktualisht udhëheq tabelën e Ligës Premier me asnjë pikë të humbur, gjegjësisht me nëntë sosh, ku ka shënuar dhjetë gola dhe asnjë nuk e ka pranuar. /Telegrafi/