Site icon Telegrafi

Ibra: Tifozët e Cityt bëhen tifozë të Unitedit pasi më takojnë mua

Zlatan Ibrahimovic thotë se ka një efekt unik mbi tifozët e Manchester Cityt që i takon rrugëve – “ai arrin t’i shndërrojë ata në tifozë të Manchester Unitedit”.

35-vjeçari thotë se ka një mënyrë të veçantë për t’u përballur me tifozët e ekipit rival kur del në rrugët e qytetit të Mançesterit.

“Kam takuar shumë (tifozë të Cityt), por ata bëhen tifozë të Unitedit porsa më takojnë mua!”, ka bërë shaka suedezi në një intervistë.

“Kam takuar shumë (tifozë të Cityt), por ata bëhen tifozë të Unitedit porsa më takojnë mua!”.

Ai ka treguar se është mësuar me ndeshjet derbi gjatë kohës kur luante me Ajaxin, Juventusin, Interin, Barcelonën, Milanin dhe Paris Saint-Germainin, por ka vërejtur një ndryshim në derbin e Mançesterit.

Lexo po ashtu “Ibra është bërë një ‘kalimtar rasti’ te Unitedi”

Sipas Ibras, në vendet tjera ku ka luajtur, derbi i ka kaluar kufijtë e futbollit dhe tifozët janë zënë rrugëve, derisa në Angli janë më të qetë pas këtyre ndeshjeve. /Telegrafi/

Exit mobile version