Telegrafi

Ibra thyen heshtjen, zbulon të ardhmen e tij

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic, ka zbuluar se nuk do të jetë pjesë e skuadrës franceze në sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi suedez nuk tregoi se te cila skuadër do të transferohet në sezonin e ardhshëm, por tregoi se nuk do të qëndron tek PSG.

“Nëse ata zëvendësojnë Kullën e Ajfelit me statujën time, atëherë unë do të qëndroj në Paris. Ju premtoj”, ka thënë Ibra me shaka.

“Çka do të ndodh në sezonin e ardhshëm nuk e di. Por, në këtë moment mund të them se nuk do të jem pjesë e PSG-së në sezonin e ardhshëm”, shtoi për fund Ibra pas ndeshjes. /Telegrafi/