Telegrafi

Ibra: Do të rikthehem më i fuqishëm (Foto)

Zlatan Ibrahimovic është lënduar kundër Anderlechtit.

Sulmuesi suedez është operuar sot dhe më pas ka folur rreth gjendjes së fundit shëndetësore.

Në fakt, ai përmes llogarisë personale në Instagram ka bërë të ditur se është mirë dhe së shpejti do të rikthehet në fushat e blerta, transmeton Telegrafi.

“I operuar mirë dhe i fortë. Edhe një herë ju falënderoj për mbështetjen. Së shpejti do të kënaqeni me paraqitjet e mia”, ka shkruar Ibra në Instagram.

Ndryshe, 35-vjeçari deri më tani ka pasur 28 paraqitje në Ligën Premier dhe ka shënuar 17 gola. /Telegrafi/