Telegrafi

Ibra refuzon krahasimin me tjerët: Luanët nuk krahasojnë veten me njerëzit normal (Video)

Zlatan Ibrahimovic ka fascinuar sërish me përgjigjet e tij në intervistat që i realizon.

Sulmuesi i Manchester United është pyetur së fundmi për atë se kush mendon se është sulmuesi më i mirë në Premier Ligën angleze.

Ai ka përmendur Lukakun si të fortë, teksa Agueron si të mirë në të gjitha aspektet.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Manchester Unitedit

Kur u pyet nga gazetari se pse ai nuk e ka përmendur veten, Ibra natyrisht se ka gjetur një përgjigje epike si zakonisht, shkruan Telegrafi.

“Luanët nuk e krahasojnë veten me njerëzit normal”, u shpreh Ibra shkurt në përgjigjen e tij epike ndaj gazetarit i cili qesh.

Ibrahimovic aktualisht nuk mund të paraqitet, pasi po vuan nga lëndimi i pësuar ndaj Anderlechtit në çerekfinalen e Europa League. /Telegrafi/