Sulmuesi i Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahmovic, ka folur pas barazimit 1-1 ndaj Evertonit.
Suedezi ka thënë se rezultatet nuk po vijnë përkundër lojës së mirë, por Djajtë e Kuq duhet të besojnë dhe luftojnë më shumë.
“Është zhgënjyese, sepse në ndeshjet e fundit nuk kemi marrë rezultatin që kemi dashur edhe pas një paraqitje të mirë”.
“Kemi dominuar për 70 minuta, por nuk kemi pasur besimin e mjaftueshëm dhe kështu kemi humbur pikë tjera”.
“Do preferoja të fitoja dhe mos të shënoja pasi kjo është mënyre ime e të menduarit. Duhet të luftojmë më shumë dhe të marrim pikë”, ka thënë Ibrahimovic. /Telegrafi/