Telegrafi

Ibra i pranishëm në stadium për ndeshjen Gjermani – Meksikë, nuk mungojnë fotot dhe autografet me tifozët

Zlatan Ibrahimovic para ndeshjes Gjermani-Meksika (Foto: Getty Images)

Ndeshja mes Përfaqësueses së Gjermanisë dhe Meksikës ishte një nga ato për të cilën tifozët mezi kanë pritur ta shikojnë.

Një orë para ndeshjes Luzhniki Stadium ishte i mbushur nga tifozët.

I pranishëm aty ishte edhe Zlatan Ibrahimovic dhe normalisht që suedezi ishte në qendër të vëmendjes nga tifozët dhe mediat.

Por, Ibra nuk ngurroi të jap autografe dhe të bëjë fotografi me tifozët.

Vlen të theksohet se Ibrahimovic aty ishte si fytyra promovuese e VISA-s në këtë Botëror.

Nuk duhet harruar se Zlatan është pensionuar nga Suedia, e cila në këtë garë është në Grupin F së bashku me Gjermaninë, Meksikën dhe Korenë e Jugut.

Sa ishte lojtar i Suedisë ai ka shënuar 62 gola në 116 paraqitje. /Telegrafi/