Manchester Unitedi barazoi me Evertonin me rezultat 1-1.
Golin e vetëm për Djajtë e Kuq e shënoi Zlatan Ibrahimovic, por i cili mund të ketë probleme me Federatën Angleze të Futbollit.
E gjitha kjo pasi suedezi goditi mbrojtësin Seamus Coleman në fytyrë me këmbë duke i shkaktuar lëndime të lehta.
Ky incident ndodhi gjatë pjesës së dytë në Goodison Park dhe pritet të hetohet nga zyrtarët e FA.
Ashpër ndaj Ibras reagoi edhe legjenda e Man Utd, Gary Neville, duke e konsideruar sjelljen e suedezit si të panevojshme. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Ss06snFG-wk