Zlatan Ibrahimovic ka lëvduar yllin e ri të Manchester United Marcus Rashford.
Sipas suedezit, Rashford do të bëhet shumë dominues në një të ardhme. ;
“Ai është 18 vjeç, shumë i ri. Ai ka shumë kohë përpara. Mendoj se mënyra se si duhet t’i qaseni lojtarëve është se të gjithë po flasin për talent dhe ai do të jetë në gjendje që të arrijë potencialin që e ka. Ka shumë kohë përpara vetes”.
“Ai nuk është duke u nxituar, por në një të ardhme ai do të marrë botën e futbollit në dorë”.
“Ne i dimë cilësitë dhe atë që ai mund të bëjë. Bota po e sheh atë tani dhe jepini kohë atij, ai do të marrë gjërat në dorë. Thjesht është punë e durimit kjo”, deklaroi Ibra. /Telegrafi/