Superylli i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic, e ka krahasuar veten me karakterin e Indiana Jones pas fitores së Djajve të Kuq ndaj Saint-etienne në Old Trafford.
Suedezi shënoi tri gola në fitoren e rëndësishme të Unitedit në kuadër të ndeshjes së parë të 1/16 të finales së Europa League.
“Secili trofe për mua është i rëndësishëm, ku do që shkoj fitoj kështu që nëse mund të fitoj diçka këtu do të ishte super”.
“Njerëzit e dinë se ku do që shkoj e bëj më të mirën”.
“Ku do që kam shkuar, kam fituar. Unë jam sikur Indiana Jones”, u shpreh Ibra. /Telegrafi/
"I'm like Indiana Jones."
Vintage Zlatan 😂@ManUtd #UEL pic.twitter.com/anUIutoFkX
— UEFA Europa League (@EuropaLeague) February 16, 2017