Site icon Telegrafi

Ibra ka marrë mesazhe mbështetëse nga e gjithë bota, por tifozët e Malmos vijnë me më të bukurin (Foto)

Zlatan Ibrahimovic pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj Anderlechit.

Sezoni ka përfunduar për yllin e Djajve të Kuq, lëndimi ishte aq i rëndë sa që flitej edhe për përfundim të karrierës, por që lojtari e ka mohuar këtë.

Lexo po ashtu Ibrahimovic: Faleminderit për mbështetjen, tërheqja nuk është opsion

Sulmuesi ka marrë mesazhe përkrahëse nga e gjitha bota, por më i bukuri deri më tani është nga tifozët e Malmos, aty ku edhe e filloi karrierën.

“Shërim të mirë, ju mund të luani në ligën e Suedisë me një gju”, shkruhej në banderolën e tifozëve në ndeshjen e fundit të klubit suedez, duke i kërkuar atij rikthimin.

Vlen të theksohet se Ibra nga Malmo ishte transferuar te Ajaxi për 8.7 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version