Zlatan Ibrahimovic është afër rikthimit për Manchester Unitedin pas lëndimit të tij të rëndë të pësuar.
Pasi e bindi menaxherin Jose Mourinho se ai është në gjendje të rikthehet në gjendjen e plotë fizike.
Suedezi thotë se ai duhet të kthehet e ta fitojë Ligën Premier.
“Unë kam thënë se duhet të kthehem dhe ta përfundoj atë që kam nisur”.
“Gjithçka që u bë në sezonin e parë, natyrisht fituam tri tituj – nuk përfundoi me fundin që unë e kërkova, e që të gjithë e dëshironin”.
“Synimi është Liga Premier. Ky është synimi im ku dua të përfundoj. Gjithçka që filloi në sezonin e parë, do ta përfundojmë në sezonin e dytë”, u shpreh Ibrahimovic.
Manchester United ka pasur formë jo stabile në këtë fillim të sezonit në Ligën Premier. /Telegrafi/