Site icon Telegrafi

Ibra: Hazard ka thënë se do të më mësoje stila? Hajde “bujrum” (Foto)

Sulmuesi i Suedisë, Zlatan Ibrahimovic, ka bërë një deklaratë mjaft kontraverse duke nxitur atmosferën para ndeshjes ndaj Belgjikës.

Eden Hazard u kishte thënë gazetarëve kohë më parë se ai do ta mposhtë Ibrahimovicin dhe se me një buzëqeshje do t’i mësojë edhe sa truqe (stile të ndryshme).

Ibra ka mirërpritur këto deklarata, me një postim në Instagram ku ai i përgjigjet një gazetari i cili i pyet për Hazardin, shkruan Telegrafi.

Intervista e shkurtër e publikuar në Instagramin e Ibras: 

Gazetari: Disponimi në skuadër para ndeshjes vendimtare ndaj Belgjikës?
Ibra: Shumë i mirë

Gazetari: Euro 2016 solli shumë befasi. Cili ekip të befasoi më së shumti deri tash?
Ibra: Asnjë ekip.

Gazetari: Sipas Eden Hazard, Belgjika do të fitojë sonte dhe me një buzëqeshje, ai ka thënë se mund t’i mësojë ndonjë stil. Ndonjë koment për këtë?
Ibra: Hajde bujrum, le të shkojmë…

Belgjika dhe Suedia takohen sonte mbrëma nga ora 21:00, në një ndeshje ku Suedisë i nevojitet fitorja për t’u kualifikuar tutje. /Telegrafi/

Exit mobile version