Një prej ikonave të futbollit, Zlatan Ibrahimovic, e ka komplimentuar Cristiano Ronaldon për golin akrobatik ndaj Jvuentusit.
Megjithatë, Ibrahimovic nuk ka hezituar që ta ngacmojë Cristiano Ronaldon.
Ibrahimovic e ka kujtuar Ronaldon për golin e tij të shënuar me kombëtaren e Suedisë, ku me një goditje gërshërë nga më se 40 metra befasoi portierin rival.
“Ishte gol i mirë, por ai duhet ta provojë prej 40 metrave”, u shpreh sulmuesi i ri i LA Galaxy.
Goli i Ibrahimovicit u shënua në nëntor të vitit 2012 në fitoren 4-2 të Suedisë ndaj Anglisë.
Ish-ylli i Juventusit, Interit dhe Milanit ju bashkua LA Galaxy vetëm javë më parë ku në debutim ka arritur të shkëlqejë.
Ais hënoi dy gola në fitoren e LA Galaxy prej 4-3 ndaj Los Angeles FC, rivalit lokal. /Telegrafi/