Ish-reprezentuesi francez, Eric Di Meco, beson se Zlatan Ibrahimovic është i humbur te Manchester United.
Ibrahimovic e përfundoi sezonin në mënyrë të suksesshme te PSG-ja, por ka dështuar që të tregojë impakt të madh te Untied.
“Mendoj se atë po e tejkalojnë në Ligën Premier për shkak të shpejtësisë së lojës dhe përkushtimit fizik”.
“Ndonjëherë ai luan si shpirt i humbur. Në Angli, gjithçka ndryshon”.
“Në Ligue 1, është e tmerrshme, ai duket sikur një i rritur që luan kundër fëmijëve, përderisa në Ligën Premier ai ka punë me burra. Unë po brengosem për të”, u shpreh Di Meco. /Telegrafi/