Telegrafi

“Ibra edhe për dy vite te Unitedi”

Jose Mourinho ka folur për aventurën e Zlatan Ibrahimovic te Manchester Untiedi.

Tekniku portugez ka zbuluar se suedezi do të jetë pjesë e Djajve të Kuq edhe për dy sezone.

“Pa dyshime, ai do jetë pjesë e jona për dy sezonet e ardhshme. Motivimi i tij është më të vërtet i madh”, ka thënë Mourinho.

Ibra ka shënuar dy gola në dy ndeshje për Djajtë e Kuq. /Telegrafi/