Telegrafi

Ibra e rrëzoi për tokë, por shikojeni si u tall ai me suedezin pastaj (Video)

PARIS, FRANCE - DECEMBER 13: Zlatan Ibrahimovic of PSG argues with Mapou Yanga-Mbiwa of Lyon (left) during the French Ligue 1 match between Paris Saint-Germain (PSG) and Olympique Lyonnais (OL) at Parc des Princes stadium on December 13, 2015 in Paris, France. (Photo by Jean Catuffe/Getty Images)

Në Francë në ditët e fundit lajmi më i bujshëm është humbja e PSG-së nga Lyon që ishte dhe humbja e parë për sheikët këtë sezon në Ligue 1.

Kjo ishte humbja e parë pas 36 ndeshjeve kampionale që i bie se PSG ka humbur pas 350 ditëve.

Gjatë ndeshjes kishte momente interesante mes mbrojtësit të Lyon, Mapou Yanga-Mbiwa dhe yllit të PSG-së, Zlatan Ibrahimovic.

Fillimisht ishte Ibra ai që e rrëzoi përtokë Yanga-Mbiwan, duke mos i lënë mundësi as të ankohet.

Por nuk vonoi shumë dhe mbrojtësi francez ia ktheu, kur Lyon shënoi një gol të bukur, duke vallëzuar në mënyrë qesharake. /Telegrafi/

Momenti kur Ibra e rrëzon Yanga- Mbiwan

Momenti kur Yanga-Mbiwa kërcen pas golit