Në Francë në ditët e fundit lajmi më i bujshëm është humbja e PSG-së nga Lyon që ishte dhe humbja e parë për sheikët këtë sezon në Ligue 1.
Kjo ishte humbja e parë pas 36 ndeshjeve kampionale që i bie se PSG ka humbur pas 350 ditëve.
Gjatë ndeshjes kishte momente interesante mes mbrojtësit të Lyon, Mapou Yanga-Mbiwa dhe yllit të PSG-së, Zlatan Ibrahimovic.
Fillimisht ishte Ibra ai që e rrëzoi përtokë Yanga-Mbiwan, duke mos i lënë mundësi as të ankohet.
Por nuk vonoi shumë dhe mbrojtësi francez ia ktheu, kur Lyon shënoi një gol të bukur, duke vallëzuar në mënyrë qesharake. /Telegrafi/
Momenti kur Ibra e rrëzon Yanga- Mbiwan
Before Zlatan gets his own back ?? https://t.co/vs12XRttQl
— Mohammed Ali (@mohammedali_93) February 29, 2016
Momenti kur Yanga-Mbiwa kërcen pas golit
https://www.youtube.com/watch?v=TeEFB3fHyhY