Telegrafi

“Ibra duket si 30-vjeçar”

Paul Scholes thotë se Zlatan Ibrahimovic ende ka sjelljet e një 30-vjeçari pasi sulmuesi vazhdon te jetë në formë me gola edhe te Manchester United.

Ibrahimovic shënoi het-trikun e tij të parë me Unitedin kundër Saint-Etienne të enjten dhe arriti në kuotën e 23 golave në deri më tani këtë sezon, teksa sipas legjendës së klubi, Scholes, suedezi me formën e tij i ka heshtur kritikët.

Lexo po ashtu Ibrahimovic: Jemi në garë për katër trofe, do të fitojmë këtë vit diçka

“Unë nuk isha 100 për qind i sigurt në vete, kur erdhi një qendërsulmues 35-vjeçar”, ka thënë fillimisht Scholes për Goal.

“Por, kur ju shikoni atë, e sheh që nuk është një 35-vjeçar, pasi me të vërtetë, ai me fizikun e tij dhe mënyrën se si ai duket, ai është ende një djalosh në formë”, përcjell Telegrafi.

“Tek ai, ju mund të shihni me të vërtetë një 30-vjeçar!”, përfundoi legjenda e Unitedit. /Telegrafi/