Në “Parc des Princes” janë në ndjekje të rekordeve dhe një prej tyre që po ndjek rekord është Zlatan Ibrahimvic.
Ibrahimovicit i nevojiten edhe katër gola për të thyer rekordin 38-vjeçar të Carlos Bianchi te PSG, me 37 gola në një sezon të Ligue 1.
Ibrahimovic shënoi dy herë në ndeshjen e fundit kundër Rennes dhe është në kërkim të golave të tjerë.
Ky është viti i fundit i Ibrahimovicit në Ligue 1 te PSG pasi që mbetet pa kontratë në fund të sezonit.
Ai ka shumë oferta sidomos nga Anglia, ku shumë skuadra e duan në gjirin e tyre. /Telegrafi/