Telegrafi

IBM mund Mikrosoftin në renditjen e kompanive

Lajmi është bërë i ditur nga mediat ndërkombëtare pas mbylljes së bilancit në 29 qershor, ku rezultoi se të ardhurat vjetorë të kësaj kompanie janë 214 miljardë $, ndërsa ato të Mikrosoftit janë 213.2 miljardë $.

Sidoqoftë kjo ishte një momentale sepse pas ca ditëve aksionet e Microsoftit prapë morrën vetën dhe u ngritën duke dalë prapë në vendin e dytë për nga vlera totale e tyre.

Ky sukses ka sjellë menjëherë ndikime edhe ndër rradhët e analistëve, të cilët i kanë bërë thirrje përdoruesve të përdorin produktet e IBM-së. Megjithatë gara me kompaninë kryesuese Apple mbetet e vështirë, kjo pasi të ardhurat vjetore të firmës së Steve Jobs janë 362 miljardë $. /Telegrafi/