Telegrafi

Iber Elezaj: Bashota merrte fitimin e investitorëve të huaj (Video)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Klinës, Iber Elezaj, ka akuzuar kryetarin aktual të kësaj komune, Soko Bashotën, se merrte fitimin e investitorëve të huaj.

Elezaj, gjatë përballjes me kandidatët e tjerë për kryetar të Klinës, në emisionin “Debat D” në RTV Dukagjini, ka thënë se derisa është ky pushtet në komunën e Klinës dhe në Kosovë nuk do të vijnë investime nga jashtë.

“Çdo investitor që ka ardhur në Klinë ka dalë i falimentuar. Kemi pasur investitorë nga Austria, Gjermania e Sllovenia, por këto vitet fundit të gjithë investitorët e huaj kanë falimentuar. Kjo për shkak se vetë kryetari i komunës ka qenë i involvuar në këto biznese dhe fitimi i takon atij. Për këtë shkak të gjithë investitorët janë kthyer mbrapa”, tha Elezaj. /Telegrafi/