Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) sot ka pajisur 28 fermerë në Komunën e Leposaviqit me pajisje bujqësore, e po ashtu janë instaluar tre serra të pajisura me sisteme të ujitjës dhe inpute mbështetëse.
Sipas njoftimit, pajisjet e shpërndara përfshijnë mekanizma të ndryshëm bujqësorë të destinuar për të rritur produktivitetin dhe efikasitetin në sektorët e perimeve dhe blegtorisë, shkruan Telegrafi.
“Kjo nismë synon të lehtësojë ngarkesën e fermerëve, të rrisë efikasitetin e prodhimit dhe të përmirësojë cilësinë e produkteve bujqësore. Përtej granteve, IADK do të ofron gjithashtu trajnime praktike për përfituesit, duke siguruar që ata të fitojnë aftësitë e nevojshme për të maksimizuar përfitimet e pajisjeve të ofruara”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se ky bashkëpunim është pjesë e projektit “Fuqizimi i komuniteteve rurale përmes zhvillimit të bujqësisë”, i cili është i financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe përfaqësuar nga Ambasada e Suedisë në Kosovë. /Telegrafi/