Një grua e nervozuar e rrëzoi një burrë për tokë duke e grushtuar, pasi që ia kishte prekur të pasmet në një pompë të derivateve në Brazil.
Gruaja e quajtur Miram e goditi burrin, pasi që ndjeu prekjen në të pasme përderisa ajo po shikonte diçka në telefon.
Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë në Porto Alegre, shfaqin momentin kur burri derisa ecte ia vendos dorën në të pasme. Por burri u befasua kur Miram e grushtoi në kokë, transmeton Telegrafi.
Sikur kjo të mos mjaftonte, kur u rrëzua në tokë vazhdoi ta grushtonte – e për ta qetësuar situatën u detyrua që një grua të ndërhyjë.
E kur burri tentoi të ikë, ajo vazhdoi ta godasë – duke e përplasur sërish në tokë. Mediat braziliane raportojnë se burri është dërguar në spital për trajtim.
Megjithatë me këtë veprim vetëm sa i ka dhënë leksion burrit, që herën tjetër të mos e bëjë gabimin e njëjtë.
Madje shumë e kanë mbrojtur veprimin e saj – duke e cilësuar si vetëmbrojtje. /Telegrafi/