Site icon Telegrafi

I veçantë është Ibra – lexoni disa nga deklaratat interesante të tij

1. Derisa luante për Malmon, Ibrahimovic thuajse e kishte siguruar kalimin te Arsenali, ndërsa klubi anglez kishte përgatitur fanellat me emrin e tij. Krejt çfarë duhej të bënte ishte që të shfaqej në prova… Transferimi nuk ndodhi! Deklarata e tij për këtë rast ishte: “Zlatani nuk shkon në audicione”.

2. Aspak nuk i ka pëlqyer kur e kanë pyetur se a ka blerë Porsche të re: “Absolutisht jo. Kam porositur aeroplan. Ai është shumë më i shpejtë”.

3. Si tallet me veten: “Nuk mund të mos qesh për faktin se sa i përsosur që jam”.

4. Mospjesëmarrja e Suedisë në Kampionatin Botëror: “Një është e sigurt, Kampionati Botëror nuk ia vlen të shikohet pa praninë time”.

5. Kritikave të John Carew për lojën e tij, iu është përgjigjur: “Ajo që bën Carew me top, unë mund ta bëj me një portokall”.

6. Dhurata për gruan: “Asgjë, ajo tashmë e ka Zlatanin”.

7. Si shkon jeta në Paris: “Jemi duke kërkuar banesë. Nëse nuk gjejmë asgjë, ndoshta do ta blej hotelin”.

8. Si i iku ish-mbrojtësit të Liverpoolit, Stephane Henchoz: “Unë shkova majtas, ai po ashtu. Pastaj shkova djathtas, ai po ashtu. Pastaj unë shkova sërish majtas, ndërsa ia shkoi për hot-dog”.

9. Eliminimi i Suedisë nga Euro 2012: “Nuk më intereson kush do të fitojë. Unë shkova në pushim”.

10. Krahasimi me një veturë: “Kur më blini, ju në fakt blini një Ferrari”.

11. Ibra është shumë i pakëndshëm kur vihet në dyshim seksualiteti i tij: “Hajde tek unë zemër, merre edhe motrën me vete dhe të tregoj kush është homoseksual”.

12. I pyetur se çfarë stili të lojës bën në terren, ai përgjigjet: “Unë e luaj stilin Zlatan”.

13. Akuzat për goditje të qëllimshme ndaj Rafael van der Vaartit në ndeshjen ndërmjet Suedisë dhe Holandës i mori me ‘qetësi’: “Nuk të kam lënduar qëllimisht dhe ti e di këtë. Nëse më akuzon përsëri do të t’i thyej të dyja këmbët dhe atëherë do ta bëj me qëllim”.

/Telegrafi/

Exit mobile version