Site icon Telegrafi

I panjohuri pranë të cilit uleni mund të bëhet miku juaj

Afërsia e rastit në takimin e parë len një përshtypje të thellë në zgjedhjen dhe vazhdimin e një shoqërimi të gjatë.

Psikologët nga Universiteti i Lajpcigut, në studim kanë përfshirë 54 studentë të psikologjisë në fillim të semestrit. Gjatë ligjëratave studentët janë ulur kudo pa ndonjë përcaktim paraprak, ndërsa pastaj është kërkuar nga të gjithë që të çohen dhe të prezantohen.

Menjëherë pas, ata të cilët kanë dëgjuar është dashur të vlerësojnë se sa miqësor u është dukur personi që është prezantuar dhe janë përgjigjur nëse do të dëshironin të njiheshin më mirë me të. Pas kësaj të gjithë studentët kanë lëvizur për një vend.

Pas një viti është konstatuar se studentët të cilët kanë qenë të ulur ditën e parë pranë njëri-tjetrit kanë qenë shumë më të afërt dhe janë bërë miq të mirë.

Exit mobile version