Poezi nga: Robert Frost
Përktheu: Alfred Kola
Unë dikushi, i njohuri me natën.
Kam shëtitur dhe jam kthyer nëpër shi.
Mes qytetit përtej dritës më të largët.
E kam parë më trishtuesen korsi.
Kam kaluar pranë rojës në post-rojë
Sypërdhè, mos shpjegoja qysh e si.
E jam shtangur, hapi im mos tingëllojë
Kur së largu një piskamë zë i mpirë
Mbi shtëpitë përtej rrugës nga një gojë.
Pa më thirrur pa më thënë lamtumirë;
N’lartësinë jotokësore më të largët,
Kundrejt qiellit, orë e ndritur n’mugëtirë
Tregoi, vakti s’ish gabim e as i saktë.
Unë dikushi, i njohuri me natën.