Komuna e Gjilanit njofton se po vazhdojnë investimet në përmirësimit e infrastrukturës, ku krahas rrugëve po rregullohet edhe kanalizimi fekal e ai atmosferik dhe infrastruktura tjetër përcjellëse.
Krahas kësaj, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni tha se viti 2025 I pret me punë dhe përkushtim edhe më të madh për t’a bërë Gjilanin një qytet modern dhe të kompletuar.
“Do të vazhdojmë me projekte të reja, përmirësime dhe investime që do ta transformojnë qytetin tonë në një vend më të mirë për të jetuar dhe punuar”, tha Hyseni.
Ndryshe, kryetari Hyseni bashkë me drejtorin për Shërbime Publike, Kushtrim Ibrahimin, kanë parë nga afër punimet të cilat po realizohen lagjet “Mërgimtarët e Gjilanit” dhe “Dheu i Bardhë”, duke theksuar se këto dy lagje po përfitojnë nga investimet e komunës sa i përket investimeve infrastrukturore.
I pari I komunës, tha se punimet vazhdojnë me ritëm të shpejtë në të gjithë komunën. /Telegrafi/