Komuna e Gjilanit njofton se po vazhdojnë punimet për ndërtimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në Gjilan.
Ndërsa, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se rruga do t’i ketë katër korsi, trotuare në të dy anët, shteg për biçikleta si dhe infrastrukturë nëntokësore.
I pari i Komunës s ë Gjilanit, theksoi, sipas tij lumi tashmë është hapur dhe terreni është liruar për punime pa pengesa. Më parë, rrjedha duhej të devijohej në gypa. Po afrohemi me shpejtësi drejt fundit të rrugës me vendosjen e kolektorëve!
“Ky projekt prej 2.4 milionë euro po e bën Gjilanin më modern, më të sigurt dhe më të qasshëm për të gjithë qytetarët”, tha kryetari Hyseni. /Telegrafi/