Site icon Telegrafi

Hyseni: Shpronësimi i qarkores po bëhet pas 25 vjetësh për rreth 230 pronarë të tokave

Komuna e Gjilanit njofton se po bëhet shpronësimi i  qarkores dhe se do të kompensohen rreth 230 pronarë të tokave në të cilën është rruga e qarkores së Gjilanit pas luftës.

Gjithashtu, në komunikatën e lëshuar për media, bëhet e ditur se ky shpronësim po bëhet pas 25 vjetësh, derisa pritet që rruga e vjetër qarkore të rindërtohet.

Ndërsa, kryetari Alban Hyseni, tha se qarkorja e vjetër është elaborati i radhës për shpronësim, i cili është dorëzuar në Ministrinë e Infrastrukturës.

“Shpronësimi po bëhet pas 25 vjetësh për rreth 230 pronarë të tokave. Siç kemi paralajmëruar, do të bëhet edhe rindërtimi i qarkores së vjetër”, tha kryetari Hyseni. /Telegrafi/

Exit mobile version