Komuna e Gjilanit njofton se në shkolla po rritet numri i asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se nga vetëm 3 në 29 numri i asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta është̈ rritur ndjeshëm.
“Paralelisht, kemi krijiuar 6 dhoma burimore dhe qasje në shumë shkolla, duke e bërë arsimin më të qasshëm për të gjithë”” tha Alban Hyseni.
Hyseni shtoi se ndërkohë, grupi i radhës për kualifikimin e asistentëve të rinj tashmë ka filluar, duke e çuar këtë iniciativë edhe më tej.
“Çdo fëmijë ka të drejtën për arsim dhe zhvillim të barabartë”, tha kryetari Hyseni. /Telegrafi/