Komuna e Gjilanit ka kaluar me sukses procesin e regjistrimit të popullësisë, derisa nga ky regjistrim kjo komunë numëron 82 mijë banorë.
Kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni tha se qytetarët e Gjilanit në nivel vendi janë të moshës mesatare 35 vjet.
Ai tutje theksoi se pasi vendi kaloi sukseshëm procesin e rëndësishëm të regjistrimit të popullësisë, e vlerëson lart organizatat që monitoruan për përmbushje të standardeve ndërkombëtare.
“Komuna e Gjilanit, nga ky regjistrim numëron 82 mijë e 901 banorë, ndërsa në nivel vendi popullsia ka moshën mesatare 34.82 vjet”, tha ai.
I pari i Gjilanit tregoi se tani janë komuna e katërt në vend.
Ai tutje tha se diaspora po regjistrohet, duhet vazhdojnë të regjistroheni dhe të inkurajoni të tjerët për regjistrim.
“Edhe këto ditë gushti është mundësia për një proces që ju bën të përfshirë në planifikim dhe ndodh vetëm një herë në një dekadë”, tha kryetari Hyseni. /Telegrafi/